“Rusia është kërcënim shumë më i madh se sa Shteti Islamik”

Vladimir Putin, President i Federatës Ruse

Rusia është shndërruar tani në një kërcim shumë më të madh për Mbretërinë e Bashkuar se sa grupimi i Shtetit Islamik, thotë kreu i Ushtrisë Britanike.

Në një intervistë për “Daily Telegraph”, Gjenerali Mark Carleton-Smith, tha se Britania nuk mund të mos marrë në konsideratë kërcënimin e madh që përbën Rusia. “Ata duan të shfrytëzojnë çdo dobësi që mund të gjejnë tek ne”, tha ai. “Sidomos në sfera jo tradicionale të sigurisë, si kibernetika, hapësira dhe lufta nënujore. Nuk mund të kujdesemi për këtë”.

Mbretëria e Bashkuar fajëson Rusinë për sulmin me helmim në Salisbury të Sergei Skripal – një ish-spiuni rus që shiti sekrete te MI6 – dhe vajzës së tij Yulia. Gjithashtu rusët janë konsideruar përgjegjës edhe për disa sulme kibernetike.

Gjenerali 54-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës që u vu në kërkim të Osama bin Ladenit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe gjithashtu ka luajtur një rol kryesor në fushatat britanike kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN