Tritol automjetit të biznesmenit në Vlorë, Agron Alushaj mbetet i

Një lëndë e konsiderueshme tritoli shpërtheu në automjetin e një ndërtuesi në Vlorë, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes të së premtes, kur Agron Alushaj po hipte në automjetin e tij, pasi kishte dalë nga një lokal.

Sipas ekspertëve, lënda plasëse ishte aktivizuar nga një distancë e afërt dhe autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim. Ndonëse gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, Alushaj po merr trajtim intensiv në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Alushaj kishte hapur themelet e një pallati që kishte nisur të ndërtonte dhe grupi hetimor është duke hetuar edhe në pistën e konflikteve të pronësisë apo të konkurrencës.

Po verifikohet nëse Alushaj ka precedentë penalë apo ka qenë i dyshuar për implikime në aktivitete kriminale, ndërsa personat që u shoqëruan paraprakisht, u lanë të lirë. Agron Alushaj është edhe pronar i një guroreje në Drashovicë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN