Vrasja e shqiptarit, MPJ kërkon hetime të thelluara

Altin Mulla, i vrarë në kufi

Ministria jonë e jashtme ka kërkuar hetime të thelluara për vrasjen në kufi nga policia greke të 39-vjeçarit shqiptar Altin Mulla. I riu mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri gjatë një aksion antidrogë.

Sipas policisë greke 39-vjecari po transportonte hashash, kur u pikas nga policia, por iu përgjigj me zjarr thirrjes për t’u dorëzuar.

Vendi i vrasjes të Mullës

Nga shkëmbimi i zjarrit pati dhe të plagosur në radhët e policisë greke.

Mësohet se Mulla, është dënuar në vitin 2006 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 16 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, ndërsa kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit.

Shkarkoni aplikacionin e A2