Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Atentat në Lushnje, plagoset rivali i Aldo Bares

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2018, 13:41 | Kronikë
Vendngjarja e atentatit

Plagoset me armë zjarri në Lushnje një ndër personat më të njohur të botës së krimit në këtë qytet.

I plagosuri është shtetasi Sajmir Taullau 47 vjeç. Ngjarja u regjistrua në orën 19 të së shtunës në rreth rrotullimin e Plugut, në një autogrill, biznes në pronësi të të plagosurit.

Referuar ngjarjes, dy persona i janë afruar tavolinës ku Taullau ka qenë i ulur dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Nga të shtënat Taullau ka marrë plagë në kokë, por pas ndërhyrjes së mjekeve është jashtë rrezikut për jetën.

Aldo Bare, i "forti" i Lushnjes 

Policia gjatë analizës së vendit të ngjarjes regjistroi tre gëzhoja, gjurmët e të cilave ishin edhe në xhamin e autogrillës, ndërkohë që shoqëroi në komisariat të gjithë personat që ishin në atë moment në lokal.

Sajmir Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

Taullau ka qenë në hasmëri me bandën e Aldo Bares. Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu