Keni parë 9 milionë dollarë “cash”? “Mbreti” i golfit sapo i ka fituar! (Galeri)

Tiger Woods nuk i beson syve: sapo humbi një “mal” me dollarë!

Fundi i “Ndeshjes së Shekullit”, siç e përcaktuan fansat e golfit në gjithë botën, mbaroi në mënyrën më groteske, me një nga “mbretërit” e këtij sporti, amerikanin Phill Mickelson, i cili mundi në një sfidë pa precedent legjendën tjetër Tiger Woods.

Menjëherë pas fitores, Mickelson filloi të përqafojë një “mal” me dollarë, pikërisht 90 mijë kartëmonedha me vlerë 100 dollarë secila që përbënin çmimin e vënë në dispozicion nga organizatorët në Las Vegas.

Çmimi 9 milionësh dollarë ishte vetëm qershia mbi tortë i një eventi që të dashuruarit pas këtij sporti nobël kanë pritur me muaj të tërë.

Një sfidë personale midis dy simboleve të këtij sporti, në një format spektakolar ku protagonistët ishin të mikrofonuar për të ndjekur live reagimet e tyre, dhe që në fund të xhiros së 22-të pa fitoren e Mickelson.

Eventi i transmetuar nga pay tv amerikane ishte shumë i ngjashëm në pritshmërinë mediatike me formatin e ndeshjes së boksit midis Mayweather dhe Mc Gregor të vitit të kaluar.

Në fund të ndeshjes, dy rivalët në fushë por miq në jetë u gjendën para çmimit, dhe reagimi i Wood para gjithë atyre parave ishte i njëjti që do të kishim të gjithë, një “mal” me para i humbur për pak centimetra!

Kurse Mickelson, që në karrierë ka fituar plot 88 milionë dollarë, mendimin e vetëm duhetsikur e ka: Tani si ti çoj deri në shtëpi?