Kukësi rigjen qetësinë në Kamzë, Laçi “buzëqesh” në fund

Kukësi ka rezultuar tepër i fortë për Kamzës, e cila u dorëzua përballë skuadrës së drejtuar nga Cungu me rezultatin 0-2.

Reginaldo kaloi në avantazh verilindorët e Armando Cungut në minutën e 29’, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte mbrojtësi i Kamzës, Teqja që shënoi në portën e tij duke vulosur suksesin e Kukësit.

Me këtë triumf, skuadra verilindore shkon në kuotën e 24 pikëve, por redukton në vetëm 7 pikë diferencën nga Partizani kryesues, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me vetëm 8 pikë në 14 takime.

Në sfidën tjetër të pasdites, Laçi mposhti jo pa vështirësi Kastriotin me rezultatin 2-1. Altiparmakovski kaloi në avantazh kurbinasit në minutën e 61-të, ndërsa krutanët rikthyen baraspeshën me Ymerin në të 70-ën.

Goli i fitores për skuadrën laçiane u shënua nga sulmuesi premtues Xhixha, në minutat shtesë të takimit, që u dha bardhezinjve 3 pikët që e mbajnë në vendin e 4-t, me 25 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të tretë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN