Kundër dhunës, presidenca portokalli, Meta: Asnjë i amnistuar

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Pothuajse një e treta e të gjitha grave në të gjithë botën që kanë qenë në një marrëdhënie, kanë përjetuar dhunë fizike dhe seksuale nga partneri i tyre.

Përveç dhunës intime nga partnerët, në nivel global 7% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht. Sonte në mbrëmje në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Presidenca do të ngjyroset portokalli dhe arsyeja është shumë e fortë.

Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 24. November 2018
Statusi në Facebook i presidentit Ilir Meta

Këtë njoftim e ka bërë Presidenti Ilir Meta në një status në “Facebook”, ku jep një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Për këtë arsye Presidenca i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, ndërsa Meta deklaron i prerë se nuk do të amnistojë në fundvit asnjë të dënuar për dhunë në familje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN