Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Milanit i ikën fitorja nga “duart” në “Olimpico”, Chievo ndal Napolin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2018, 22:47 | Futboll

Edhe pse vuajti në “Olimpico”, Milani ishte shumë pranë fitores, e cila u “shemb” vetëm në minutat e shtesës duke u mbyllur me rezultatin final 1-1.

Spektakël, gola, grintë dhe gjithçka të bukur kishte sfida e kësaj pasditeje në kryeqytetin italian, ndërsa në fund barazimi kënaqi më shumë vendasit, edhe pse Milani u prezantua në Romë me shumë mungesa.

Lazio kishte kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të kohës dhe i shkoi disa herë pranë golit të avantazhit, ndërsa skuadra e Gattusos kundërsulmonte rrezikshëm. Donnarumma ndali disa herë bardhekaltrit e Inzaghit, ndërsa në një zbritje të shpejtë të Milanit në minutën e 78’, gjuajtja e Kessie u devijua nga Ëallace dhe përfundoi në rrjetën e portës së Strakoshës.

Gjithsesi, Lazio nuk mund të pajtohej me humbjen dhe u hodh e tëra në sulm, në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Gattuso, i detyruar nga mungesat e shumta, nuk e pa të udhës të shfrytëzojë asnjë prej zëvendësimeve në dispozicion. Goli i barazimit erdhi në minutat shtesë, ku argjentinasi Correa mori një top në zonë dhe gjuajti menjëherë me të majtën, duke mposhtur edhe Donnarummën.

Ndërkoë edhe derbi Genoa-Sampdoria, mes spektaklit, u mbyll me të njëjtin rezultat 1-1, rezultat i vendosur brenda 17 minutave të parë. Samp kaloi e para në avantazh me anë të të përhershmit Quagliarella, ndërsa Piatek ishte autor i golit të barazimit.

Në ndeshjet e zhvilluara pasdites e së dielës vlen të theksohet takimi Napoli-Chievo, ku skuadra e Ancelottit u ndal në një barazim pa gola edhe pse pjesa më e madhe e lojës u zhvillua në zonën e Chievos.

A2 CNN Livestream

Dita jonë