Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtëpi me qira online, biznesi miliona euro i familjeve

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2018, 14:27 | Ekonomi

Dhënia me qira e banesës për turistët është kthyer në një biznes miliona eurosh në Shqipëri. Janë me mijëra familje që gjatë sezonit veror apo edhe gjatë gjithë vitit vënë në dispozicion të turistëve shtëpitë apo godina që i kanë marrë për biznes, duke iu bërë konkurrencë të hapur hoteleve. Kjo edhe për një tjetër fakt. Nga rreth 6 mijë prona të listuara në portale si Booking dhe Airbnb, vetëm 4 mijë janë të regjistruara si tatimpagues. Familjet që kanë zgjedhur këtë lloj biznesi i fshehin të ardhurat, pasi taksat janë shumë të larta.

“Taksat për këtë lloj shërbimi janë të larta, pra 15-25% të të ardhurave i do shoqëria që menaxhon prenotimin. 15% është tatimi i fitimit, TVSH 6%”, thotë Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Zona e bregdetit është më aktive në këtë veprimtari online dhe vetëm për periudhën e verës nga Airbnb në qarkun e Vlorës u regjistrua një xhiro prej 3 milionë euro. Një shtëpi mesatare nga Vlora deri në Ksamil, ka fituar gjatë sezonit veror 2 mijë euro nga këto rezervime online. Këto të ardhura janë edhe paratë, me të cilat do të jetojnë gjatë pjesës tjetër të vitit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë