ARRSH nis heqjen e shtyllave elektrike në “Unazën e Re”

Që prej mëngjesit të sotëm, punonjësit e Autoritetit Rrugor kanë nisur heqjen e shtyllave të ndriçimit në zonën e “Astirit”.

Kjo ka sjellë serish tensionim të situatës te banorët, të cilët ishin të vendosur për të penguar grupet e punës.

Puna e tyre ka vazhduar për disa minuta, derisa banorët i kanë detyruar të largohen.

Pak ditë më parë, banorët në zonën e “Astirit” u ankuan për shkëputjen e energjisë elektrike në banesat dhe bizneset e tyre, ndërsa nga sot, ka nisur puna në terren edhe për ndërprerjen e energjisë edhe në rrugët kryesore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN