Dy qeveritë në Pejë, foto zyrtare me shqiponjë

Në përfundim të mbledhjes në Pejë, dy qeveritë, shqiptare dhe ajo e Kosovës, u mblodhën bashkë në qendër të qytetit të Pejës, për të realizuar edhe foton zyrtare.

Ishte Kryeministri Rama ai që i pari bëri shenjën e shqiponjës me duar, një gjest simbolik ky, që u ndoq menjëherë nga homologu i tij kosovar Ramush Haradinaj dhe nga ministrat e të dy kabineteve qeveritarë.

Foto është publikuar menjëherë edhe në faqen zyrtare të Kryeministrit Rama në “Facebook” me përshkrimin “foto e ditës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2