Emigrantët në kufi, Meksika: Do t’i deportojmë

Meksika do të deportojë rreth 500 emigrantë, të cilët të dielën u përpoqën të kalonin me forcë kufirin drejt Shteteve të Bashkuara.

Pamjet televizive treguan dhjetëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, teksa vraponin drejt gardhit që ndan dy vendet pranë qytetit të Tijuanës.

Rojet kufitare amerikane përdorën gaz lotsjellës për sprapsjen e tyre. Tensionet kanë qenë të larta në Tijuana që prej mbërritjes së mijëra emigrantëve nga shtete të Amerikës Qendrore, më herët gjatë muajit.

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar t’i lërë emigrantët në anën meksikane të kufirit derisa gjykatat të vendosin mbi kërkesat për azil.

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara | FOTOGALERI

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN