Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konfiskimi i anijeve ukrainase, rriten tensionet Kiev-Moskë (Video)

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2018, 11:45 | Bota
Anijet ukrainase të bllokuara nga rusët

Konfiskimi i tre anijeve Ukrainase nga ana e Rusisë në ujërat e gadishullit të aneksuar të Krimesë ka përshkallëzuar ndjeshëm tensionet mes dy vendeve.

Protestues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Kiev, duke i vënë zjarrin një prej automjeteve të ambasadës.

“U mblodhëm këtu sot për të protestuar kundër rusëve e dhe veprimeve të tyre. Ky është një akt agresioni që shtrihet përgjatë më shumë se 4 viteve. Jemi shumë të zemëruar” thotë Oleksiy Ryabov, një nga protestuesit.

https://www.youtube.com/watch?v=ThWbxlhlmp0
Momenti i konfliktit i pasqyruar nga mediat ruse

Gjithçka nisi kur anijet Berdyansk , Nikopol dhe Yana Kapa u përpoqën të lundronin nga porti i Detit të Zi në Odesa drejt Mariupolit në detin Azov, i cili ndahet mes dy vendeve.

Kievi raportoi se rusët interceptuan anijet, të cilat u bllokuan më pas nga cisternë nën urën Kerch. Moska ndërtoi urën që lidh Rusinë me Krimenë më herët gjatë vitit, pavarësisht kundërshtive të Ukrainës.

Protesta në ambasadën ruse në Kiev

Të dielën Rusia pozicionoi dy avionë lufte dhe helikopterë në zonë dhe akuzoi anijet se po përpiqeshin të hynin ilegalisht në ujërat e Krimesë.

Marina ukrainase deklaroi më vonë se anijet ishin goditur dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhin ishin plagosur.

Konfrontimi i djeshëm shënon një përkeqësim të ndjeshëm të situatës midis dy vendeve në muajt e fundit, pa skonfliktit që ka vrarë mijëra ushtarakë dhe civilë nga viti 2014.

Pamje nga protesta në Kiev

Parlamenti ukrainas po shqyrton mundësinë e shpalljes të ligjit ushtarak për një periudhë 60 ditore, kurse Kremlini ka akuzuar Kievin për “metodat e rrezikshme” që anijet e saj përdorin në ngushticën Kerch.

Ndërkaq, BE, nxitoi të shprehte mbështetjen ndaj Ukrainës. Presidenti i këshillit evropian Donald Tusk tha përmes një postimi në Twitter se Moska duhet të lirojë ekuipazhin e të kthejë anijet ukrainase.

Ai kërkoi që Rusia të përmbahej ndaj akteve të mëtejshme provokuese. “Bashkimi evropian do të qëndrojë i bashkuar, në mbështetje të Ukrainës” ishin fjalët e Tusk.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian Maja Kocijancic e cilësoi situatën të papranueshme e kërkoi që ekuipazhit ukrainas ti ofrohej ndihma e nevojshme mjekësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu