Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Vuçiç: Një hipokrizi!

Nga konferenca e përbashkët për mediat Rama-Haradinaj

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka nervozuar Beogradin zyrtar.

Presidenti Aleksandër Vuçiç këtë mbledhje e ka quajtur një hipokrizi. “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka theksuar gjithashtu faktin se ky takim mes të dyja vendeve ka për qëllim heqjen e barrierave tregtare mes tyre.

Tonet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar ndjeshëm pas dështimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës se re doganore për produktet e importuara nga Serbia në masën 100 %.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN