Në Belfast edhe qentë pinë birrë!

Foto e shpërndara në rrjetet sociale nga një 26-vjeçar nga Irlanda e Veriut janë bërë virale në internet.

Ai ishte duke udhëtuar me autobus në Belfast kur u ndal pranë një lokali dhe aty vuri re një qen që qëndronte i vetëm në një tavolinë.

Kafsha, e cila besohet të jetë e racës “Shiba Inu”, qëndronte e mbështetur me këmbët e pasme, ndërsa të parat i kishte mbi tavolinë, me një gotë birre përpara dhe nuk hezitonte “të kthente” dhe një gllënkë.

26-vjeçari nuk hezitoi aspak dhe menjëherë nxori telefonin e tij duke i bërë një foto, e cila më pas u shpërnda në internet dhe u bë virale.

Ai tha se qeni do të lëvizte pas pak momentesh, por kafsha vazhdoi e pashqetësuar të shijojë birrën.

“Ne jemi të njohur për konsumin e birrës dhe mesa duket edhe qentë janë të tillë në Belfast”, tha më pas 26 vjeçari.

Shkarkoni aplikacionin e A2