Në shkollën e snajperëve të NATO-s | FOTOGALERI

Në Alpet e Austrisë gjendet shkolla më e veçantë që keni parë ndonjëherë: ajo për t’u shndërruar në snajperin më të mirë të NATO-s.

Rekrutë nga tetë shtete anëtare të Traktatit të Atlantikut Verior po marrin pjesë në një stërvitje intensive për të perfeksionuar aftësitë e tyre. Ushtarë nga Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Sllovakia dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen në kampin stërvitor në Hochfilzen, në gati 2000 metra mbi nivelin e detit.

Rekrutët duhet të mbajnë gjithë kohës me vete pushkën e tyre snajper, qindra municione, një trekëmbësh, pajisje për mbijetesë në mal si dhe ushqime dhe ujë për gjithë periudhën që do të qëndrojnë aty.

Stërvitja dyjavore shërben për të kualifikuar snajperët që të qëllojnë objektivat e tyre në terren malor por edhe urban, në distanca mbi 300 metra largësi. Kursi stërvitor në Alpe u jep ushtarëve një mundësi të rrallë që të stërviten në kushte të vështira, duke dalë jashtë poligonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2