Pilotin e zë gjumi, aeroplani fluturon 46 kilometra pa destinacion!

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur ditët e fundit në Australi, ku një avion i vogël ka fluturuar rreth 46 kilometra pa pasur një destinacion pasi pilotin e kishte zënë gjumi.

Autoritetet australiane të Sigurisë së Transportit kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për fluturimin e datës 8 nëntor nga Devonport në Tasmani në King Island.

Të dhënat e këtij fluturimi tregojnë se avioni duhet të ishte ulur në mënyrë të sigurt rreth orës 06:21 minuta të mëngjesit në aeroportin King Island pranë qytetit të Currie, por ai fluturoi edhe për 46 kilometra të tjera. Avioni “Piper PA-31 Navajo VH-TWU” mund të mbajë deri në 9 pasagjerë dhe është ndërtuar në vitin 1975.

Autoritetet australiane të Sigurisë së Transportit pohojnë se piloti ka rënë në gjumë dhe hetimi do të përfshijë edhe marrjen në pyetje të tij. Hetuesit e kanë vlerësuar atë si një “incident të rëndë” dhe janë duke mbledhur prova para se të përfundojnë raportin final.

Shkarkoni aplikacionin e A2