Procedurat e shpronësimit te “Astiri”, ARRSH: Banorët po pengojnë punën

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ARRSH thekson se grupet e punës së Autoritetit, Bashkisë dhe ALUIZNI-t nuk janë lejuar të punojnë në terren për të bërë verifikimet dhe për të vijuar më pas me procedurën e shpronësimit.

Sipas ARRSH, banorët e tjerë në zonë që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët që bëjnë matjet e nevojshme.

Në njoftimin e Autoritetit theksohet gjithashtu se ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie, të cilët ishin të gatshëm për të bërë verifikimin e banesës.

Inxhinierët e ARRSH janë penguar në disa segmente të unazës dhe nuk janë lejuar të bëjnë asnjë kontroll dokumentacioni dhe asnjë matje në terren.

Procesi i verifikimit në terren po ndiqet nga vlerësuesit, të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2