Rama: BE të mos na tregojë përralla, Serbia nuk është viktimë

Mesazhe të forta për cenimin që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por edhe Bashkimi Europian me qëndrimet e njëanshme përcolli kryeministri Rama nga Kosova.

Për Ramën, taksa ndaj Serbisë është e drejtë dhe rruga Europiane e Kosovës nuk duhet të jetë më peng i politikave të brendshme të unionit.

“Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Është koha që gjërat të shikohen drejt në sy dhe gjërat të marrin fund ashtu siç dëshirojmë për vete edhe për fqinjët serbë edhe për të gjithë rajonin. Gjithashtu, miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, të mos na kërkojnë më shumë seç na mbajnë gjunjët, ndërkohë që Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin, në një formë që është e paimagjinueshme. Imagjinoni për një moment ju, të cilët një kamion nga Kosova dhe me shkrimin “Republika e Kosovës” dhe të hyjë atje në kufij, ndërsa këtu vazhdojnë hyjnë “Kosovo Metohia”, por çfarë janë këto. Metohia është në fjalimet e Beogradit nuk është këtu. Ky është thelbi”, u shpreh Rama në Konferencën e përbashkët me Haradinajn.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN