Shkencëtari trondit botën: lindën femijët e parë “të modifikuar” (Video)

Nuk është konfirmuar ende nga bota akademike dhe revistat prestigjioze, por një video e postuar në Youtube orët e fundit po trondit botën shkencore.

Një shkencëtar gjenetist kinez i Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë të qytetit Shenzen ka shpërndarë një video ku ka shpallur lindjen e dy bebeve të para të modifikuara gjenetikisht.
He Jiankui, ky është emri i shkencëtarit, ka quajtur bebet me emrin fiktiv Lulu dhe Nana.

Sipas tij, DNA e bebeve është modifikuar me teknikën e njohur si Crispr, që ka mundësuar futjen e një proteine (Crispr/Cas9) që do të zëvendësojë artificialisht një gjen duke mundësuar forcimin e rezistencës ndaj virusit HIV nga i cili ishte infektuar babai i tyre.

Ky mutacion ndodh në natyrë rreth 100 milion personave, kryesisht në Evropë, por është hera e parë që nxitet në mënyrë artificiale, duke hapur, po u konfirmua, një epokë të re në mjekësi me pasoja që mund të ndryshojnë vetë historinë e njerëzimit.

Universiteti i Shenzen ku punon gjenetisti kinez i videos

Ende nuk ka një publikim shkencor mbi bebet e modifikuara, dhe shkencëtari kinez ka refuzuar intervista të mëtejshme, por kritikat nuk kanë vonuar nga çdo cep i botës, sepse një përhapje e kësaj teknike mund të kishte pasoja të paparashikueshme shëndetësore, pa folur për implikimet morale.

Shkarkoni aplikacionin e A2