Sonda e NASA-s gati të ulet në Mars

Pasditen e së hënës, një grup shkencëtarësh në NASA, do të jenë të mbërthyer nga ankthi. Anija kozmike “InSight” do të përpiqet të ulet në Mars, pas një udhëtimi 6 mujor në hapësirë.

Në një distancë 548 milionë kilometra larg tokës, anija kozmike pritet të prekë sipërfaqen e planetit të kuq, në 20:00 me orën tonë. Grupi që kontrollon misionin në laboratorin Jet Propulsion të NASA në Los Angeles, u përpoq të kryente modifikimet finale të rrugëtimit të “InSight” ditën e diel, me qëllimin për ta afruar atë sa më pranë pikës së uljes në Mars. Tom Hoffman, menaxher i projektit pret me entuziazëm finalizimin e misionit.

“Jam shumë i entuziazmuar dhe gjithashtu nervoz në të njëjtën kohë. Puna e deri tanishme na bën të kemi besim se do të ulemi në Mars, por gjithçka duhet të shkojë në mënyrë të përkryer pasi planeti i kuq mund të na i ndërlikojë gjërat. Megjithatë jemi praktikuar mirë”, tha Tom Hoffman.

Zbritja në planetin e kuq do të ngadalësohet nga një parashutë gjigante dhe raketat retro. Pas uljes, sonda e lëshuar nga Kalifornia në muajin maj, do të qëndroj e pa lëvizur përreth 16 minuta, derisa të ringarkohet me energji. “Insight” është anija e parë kozmike, që ngarkohet me zbulimin e sekreteve nga thellësia e sipërfaqes së Marsit.

Ajo do të kalojë 24 muaj, duke përdorur monitorin sizmik dhe gërmimet nëntokësore për të mbledhur të dhëna mbi formacionin e planetit, origjinën e tokës dhe planeteve të tjera shkëmbore.

  • LAJMI I FUNDIT | Miratohet në Kuvend rezoluta “kundër Metës”, me 97 vota pro
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kuvendi është përballë me njeriun që e ka kthyer në frëngji Presidencën
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta sulmon nga të katër anët ne që jemi në të njëjtën linjë me SHBA
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe aleatët tanë të mëdhenj
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta insinuon haptazi se përfaqësitë e nderuara janë të korruptuara
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KÇK
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Deputetët të kontribuojnë për të votuar neutralizimin e akteve të Metës