Skandali në Champions, huliganët përplasen në Athinë!

Pas ngjarjeve të turpshme në Argjentinë, përpara “superclasicos” River Plej-Boka Zhunjors, edhe huliganët evropianë nuk duan të qëndrojnë pas. Në ndeshjen e Champions League ndërmjet Aek-ut të Athinës dhe Ajaksit, ndodhi gjithçka.

Tension dhe momente tmerri në stadium gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga holandezët, të cilët u kualifikuan në fazën tjetër. Tifozët miq u sulmuan nga ata vendas, të cilët hodhën shishe molotov në tribuna.

Përleshje midis policisë greke dhe tifozerisë holandeze

Disa mbështetës të Ajaksit u lënduan, por fatmirësisht askush nuk ishte në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndërhyri për të evituar kontaktet e afërta ndërmjet dy tifozerive dhe për të vendosur qetësinë.

Përpara sfidës, huliganët e dy skuadrave u përleshën pranë selisë qendrore të klubit grek. Rreth 200 tifozë holandezë, të mbështetur nga grekët e Panathinaikosit dhe polakët e Vislas, përballë 180 mbështetësve të AEK-ut.

Një tifoz i gjakosur i Ajaksit diskuton me policinë greke. Foto:EPA/Georgia Panagopoulou

Një përplasje e organizuar më parë në rrjetet sociale, me mjete të forta dhe gozhda, të cilat e kthyen kryeqytetin grek në një arenë dhune.

Shkarkoni aplikacionin e A2