37-vjeçari kapet me 20 500 euro të falsifikuara

Një person është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të mërkurë me akuzën e falsifikimit të monedhave. Në mjetin me të cilin po udhëtonte, 37-vjeçarit i janë gjetur 20 500 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara. Mbi të rëndon gjithashtu akuza e “riprodhimit të padrejtë të veprës së tjetrit”.

Autoritetet për momentin kanë bërë të ditur vetëm inicialet e personit të ndaluar, G.Xh., nga Kavaja. Në momentin e ndalimit në rrugën “Sadik Petrala”, atij i janë sekuestruar edhe dy aparate celularë përveç shumës së lartpërmendur.

Operacioni i koduar “500” është organizuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2