Aksion për bllokimin e fishekzjarrëve

Plagosja e efektives së repartit “Shqiponja” nga fishekzjarrët e hedhura në protestën përballë Parlamentit risolli dhe një herë në vëmendje rrezikun e këtyre produkteve.

Të gjendur përballë kësaj situate, policia ka në plan të bëjë bllokimin e shitjes së tyre.

Tashmë nëpërmjet urdhrit të policisë disa modele të cilët kanë përmbajtje të lartë baruti dhe që shpërthejnë do të bllokohen. Një veprim i tillë është mirëpritur dhe nga qytetarët.

Edhe zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko tha një ditë më parë se qeveria do të rishohë rregullat e licencimit dhe tregtimit të këtyre fishekzjarrëve.

Prej vitesh, policia në bashkëpunim dhe me repartin zjarrfikës ushtron kontrolle në tregjet shqiptare, por asnjëherë kapsolla të tilla nuk janë sekuestruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2