Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bolton apel Kosovës: Koha për marrëveshje është tani

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 22:56 | Kosova

Tani është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje. Mesazhi vjen nga John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente të martën, përmes një postimi në Twitter pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

https://twitter.com/AmbJohnBolton/status/1067567338235531264
Twitter i John Bolton mbi takimin me Thaçin

“U takova me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhe. Ramë dakord se koha për një marrëveshje me Serbinë, është pikërisht tani. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për mbështetjen e të dyja palëve në arritjen e këtij qëllimi historik”, postoi Bolton në një status në Twitter.

Presidenti i Kosovës ndodhet në Uashington në një vizitë zyrtare. Të hënën ai u takua me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, zoti Pompeo përcolli të njëjtin mesazh, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dyja vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin” deklaroi Pompeo.

Pompeo u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet përshkallëzuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë