Champions, 12 skuadra kalojnë grupin, Interi tani pret “dhuratë”

Momente nga ndeshja Tottenham-Inter e mbyllur 1-0

Nis të marrë formë tabloja e skuadrave të kualifikuara nga faza e grupeve në Chmapions League. Barcelona siguroi kalimin për më tej, pas fitores 2-1, ndërsa komplikohet situate për Interin, i cili u mund 1-0 nga Tottenham dhe momentalisht e sheh veten jashtë.

Gjithçka në grupin B do të vendoset në ndeshjet e fundit. Sukses i rëndësishëm për PSG, që kaloi 2-1 Liverpoolin, edhe pse në Grupin C, që kryesohet nga Napoli çdo gjë është e hapur për 90 minutat finale. Atletico Madrid bëri detyrën, ndërsa Borusia Dortmund humbi shansin të afrohej me vendin e parë.

Në total janë 12 skuadra, të cilat janë kualifikuar për më tej. Tre spanjolle, me Realin kampion të Europës në fuqi, Atletico-n dhe Barcelonën, vazhdojnë më tej.

Tre skuadra të kualifikuara ka edhe Gjermania, e cila ndiqet nga Anglia me dy ekipet e Manchester-it dhe Italia, me Juventusin dhe Romën.

Portugezët e Portos dhe holandezët e Ajax-it kompletojnë numrin, ndërsa lufta vazhdon, me sprintin final që do të përfshijnë vetëm katër ekipe.

Lufta është më e fort në Grupin C, ku Napoli, PSG dhe Liverpool janë në garë për dy vende. Italianët do të luajnë në “Anfield”, me luksin se nëse shënojnë, mund edhe të humbasin me një gol diferencë dhe të kualifikohen.

Në Grupin B, Interi shpreson te dhurata e Barcelonës kryesuese, për të vazhduar më tej përpara Tottenham.

Në Grupin F, në garë janë Lyon dhe Shakhtar Donentsk, në duelin direkt ndërmjet tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2