Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Incidenti Moskë-Kiev, Trump: Mund të anuloj takimin me Putin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 19:14 | Bota

Përplasja detare mes Ukrainës dhe Rusisë duket se do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet Uashington-Moskë.

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se mund ta anulojë takimin me homologun Vladimir Putin gjatë samitit të G20-tës në Buenos Aires. Në një intervistë për “Washington Post”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se po priste një raport të plotë nga Rusia, pasi kjo e fundi konfiskoi 3 anije ukrainase pranë ujërave të Krimesë.

“Ndoshta nuk do ta zhvilloj takimin me Putin. Nuk më pëlqen ai akt agresiv. Në fakt, asnjë lloj sulmi i tillë nuk më pëlqen”, tha Trump.

Nga ana e tij, Kremlini bëri të ditur se priste që takimi mes dy presidentëve të zhvillohej. Ukraina e cilësoi incidentin e së dielës si akt agresioni, por Rusia replikoi se anijet kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat e saj.

Ligji i luftës është vendosur në pjesë të Ukrainës, në një lëvizje të paprecedentë. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar shteteve europiane të mbështesin më shumë Ukrainën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë