Kur ke një koleg si Icardi, të gjithë mund të presin një… Rolex!

Ka lojtarë që festojnë privatisht arritjet e tyre, të tjerë që organizojnë festa ekskluzive, ka dhe të tjerë që gëzojnë… shokët e tij!

Ndër to hyn pa dyshim kapiteni i Interit, argjentinasi Mauro Icardi, i cili vendosi të festoi trofeun si golashënuesi më i mirë i 2017-18 në Serie A duke i dhuruar të gjithë shokëve të vitit të kaluar (por edhe të atyre të ardhur këtë vit) jo thjesht një shishe shampanje por nga një Rolex luksoz secili si shenjë mirënjohje.

Interi do të përballet me Tottenham. Në ndeshjen e parë zikatrit triumfuan minutat e fundit. 

Edhe pse të mësuar me dhurata të shtrenjta, lojtarët e Interit e vlerësuan shumë gjestin e kapitenit, dhe pozuan me të në një foto që Icardi shpërndau në Instagram.

Icardi shpërndau dhuratat me vlerë qindra mijëra euro në Londër, ku Interi do përballet sot me Tottenham në kuadër të grupeve të Champions League.

“Pa ju nuk do të ishte e mundur!” kështu i justifikon Icardi dhuratat e shtrenjta

Argjentinasi nuk harroi as shokët e vjetër, shumë prej tyre të harruar edhe nga tifozët, si Pinamonti, Nagatomo, Lisadro Lopez dhe Karamoh.
Shkurt, kush nuk do të dëshironte një koleg pune si Icardi!

Shkarkoni aplikacionin e A2