Mjeku operon i dehur, vdes nëna dhe bebja

Një mjek në Indi është arrestuar pasi ka operuar një femër shtatzënë në gjendje të dehur. Bebja u shpall i vdekur menjëherë pas operacionit ndërsa mamaja vdiq pak çaste më vonë.

Policia vendase konfirmoi gjendje e dehur të mjekut, ndërsa po zhvillohen gjithashtu hetime për të përcaktuar nëse vdekja e dy personave ka ndodhur për shkak të neglizhencës apo shkaqeve të tjera mjekësore.

Doktori në fjalë, PJ Lakhani, është një mjek me përvojë që punon në spitalin Sonavala të shtetit të Gujarat prej 15 vitesh.

Pacientja, Kamini Chachi, u dërgua në spital të hënën me dhimbjet e lindjes. Mediat lokale raportuan se familja donte ta dërgonte në një spital privat por ajo vdiq rrugës për atje.

Policia vendase tha për BBC se mjeku u kishte telefonuar duke iu kërkuar ndihmë, nga frika e hakmarrjes prej familjes së viktimave. “Kur shkuam atje kuptuam se ai ishte i dehur dhe e arrestuam”, tha një oficer i policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2