Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pavarësia “vesh” kuqezi rrjetet sociale

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 16:40 | Showbiz
Fotot e publikuara nga Dua Lipa

106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë i ka kthyer profilet e personazheve të famshëm shqiptar në kuqezi të mbushur me flamurin tonë kombëtar dhe me urimin bashkëngjitur në këtë ditë të shënuar.

Lorik Cana njihet për patriotizmin e tij dhe kapiteni legjendar kurrsesi nuk ka harruar të bëjë urimin e tij për Pavarësinë, madje me dy postime.

https://www.instagram.com/p/Bqt4pdag2nz/?utm_source=ig_web_copy_link

Fillimisht, Loriku postoi një foto, ku së bashku me një ekip fëmijësh në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bënin simbolin e shqiponjës me duar. Ndërsa bashkëngjitur, ai shkruan: “Gëzuar Ditën e Flamurit , nga Shqipet e Amerikës (Chicago)”.

https://www.instagram.com/p/BquSWrWAWi5/?utm_source=ig_web_copy_link

Pak orë më vonë, Cana bëri edhe një tjetër postim në “Instagram”, ku këtë herë në foto ishte djali i tij Boiken, i cili mbante në duar një flamur kuqezi. “Urime Ditën e Flamurit ?? nga Boiken !!!!”, shkroi këtë herë Cana.

https://www.instagram.com/p/BqulUZ3Bufe/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërsa nuk hezitoi të uronte pavarësinë edhe Dua Lipa, e cila e ka bërë këtë në një mënyrë speciale. Dua postoi disa foto, por edhe një video nga një koncert i saj në Prishtinë, ndërsa bashkëngjitur shkruan: “Urime dita e flamurit ?? me shumë dashuri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë