Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapitalisti më i famshëm kinez merr teserën e Partisë Komuniste!

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 16:02 | Ekonomi

Prej vitesh Kina është shndërruar në vendin e paradokseve, por lajmi i fundit nga vendi më i populluar në botë ka lënë të çorientuar ekonominë ndërkombëtare: Jack Ma, krijuesi i gjigandit të blerjeve online Alibaba dhe njëkohësisht një nga simbolet e modelit kapitalist kinez, ka marrë teserën e partisë komuniste.

Vendimi nuk surprizon tërësisht, sepse një pjesë e mirë e biznesmenëve kinezë janë pjesë e Partisë Komuniste: nga më të famshmit, presidenti i Suning dhe i Interit, Zhang Jindong.

Selia e Alibaba

Gjithsesi, figura e Jack Ma deri më tani ishte veçuar nga të tjerët. Kreu i Alibaba vetë kishte deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2015 që me qeverinë “duhet të dashurohesh, por jo të martohesh”.

Kjo pavarësi i kishte dhënë shumë famë biznesmenit edhe në vendet perëndimore, dhe lajmi i anëtarësimit të tij komunist mund t’i kushtojë popullaritet dhe fitime në Amerikë dhe Evropë.

Të largëta ditët kur Ma deklaronte që "me qeverinë duhet të dashurohesh, jo të martohesh"

Padyshim që për qeverinë kineze dhe liderin e saj absolut Ji Xinping lajmi përbën një fitore të madhe në imazh, sidomos në kuadër të luftës komerciale që Pekini po zhvillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një afrim i Ma ndaj regjimit u nuhat këtë vit kur refuzimi i Donald Trump për blerjen e amerikanes Moneygram nga kompania e miliarderit kinez shkaktoi prishjen e premtimit e kinezit për krijimin e 1 milion vendeve pune në Amerikë, si dhe denoncimin e politikave të Shtëpisë së Bardhë.

Ma është personazh edhe në Perëndim: këtu i veshur si Michael Jackson

Pritet që Ma të lërë krijesën e tij Alibaba vitin e ardhshëm, duke mbajtur gjithsesi një vend në “këshillin e të urtëve” që emëron bordin e kompanisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë