
Sikurse është bërë traditë nga Federata Shqiptare e Futbollit, evenimenti miqësor “Kupa Pavarësia” kurorëzoi sot kampionët e rinj.
Ekipi i Strugës ngriti trofeun në stadiumin “Skënderbeu” në edicionin e 10 të kësaj kupe duke mundur në finale 1-0 skuadrën fqinje të Otrant nga Mali i Zi.
Në kompeticion morën pjesë edhe skuadra shqiptare e Skënderbeut, e cila u mund nga Struga 1-0 në gjysmëfinale.
Kosovarët e 2 Korrikut pas barazimit 0-0 u mundën nga ekipi finalist i Otrant. Çmimi Fair Play iu akordua skuadrës nga Prishtina, ndërkohë që lojtari më i mirë i turneut u shpall NjaziLena i maqedonasve të Strugës.
Ky është viti i dytë radhazi që bardhekuqtë bëjnë të tyrin këtë trofe. “Kupa Pavarësia” zhvillohet çdo vit në kuadër të festive të nëntorit.