Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata letër Prokurorisë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 17:37 | Kronikë
Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata letër Prokurorisë

Prokuroria ngre pistën e hetimit për vrasjen në ish-Bllok, ku në një konflikt mbeti një i vrarë e disa të plagosur.

Prokurorët kanë arritur të bëjnë lidhje mes 613 kg kokainë që u kapën në Durrës dhe ngjarjes në fjalë.

Sipas hetimeve, Arbër Çekaj, i arrestuar në Gjermani për trafik kokaine, është i njohur me një prej personave të mbetur ende mister për policinë. Dëshmitë kanë çuar prokurorët në përfundimin se ai është edhe shkaktari i ngjarjes në ish-Bllok.

Në të njëjtën kohë, këngëtarja Elvana Gjata disa javë më parë ka dorëzuar në Prokurori një raport për arsyet e mosprezencës se saj ne prokurori, si person qe ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ajo ndodhet në Gjermani dhe për asnjë moment që pas ngjarjes nuk ka dëshmuar për llogari të hetimeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë