
Vladimir Putin dhe Steven Segal tashmë janë histori, miqësia më e fortë e momentit është mes Viktor Orban dhe Chuck Norris…
Kryeministri hungarez postoi të martën një video në llogarinë e tij në Facebook ku promovonte njësinë e kundër-terrorizmit bashkë me aktorin dhe ekspertin e arteve marciale. Norris dhe Orban u takuan së fundmi në Budapest, ku ky i fundit e priti me nderime të mëdha aktorin amerikan dhe bashkëshorten e tij Gena O’Kelly.
“Kam lexuar aq shumë për ty saqë më duket se jemi takuar edhe më parë”, dëgjohet t’i thotë Chuck Norris Kryeministrit hungarez. Ndërsa ai i thotë: “90% e komenteve për mua janë negative… liberalët më urrejnë”.
“Je si (Presidenti amerikan) Trump”, i përgjigjet Norris.
“Pak më shumë se sa vetëm kaq”, thotë Orban.
Një besimtar i krishterë i devotshëm dhe konservator, Chuck Norris shkroi në profilin e tij në Facebook se ndodhej në Hungari i ftuar nga Shoqata Baptiste hungareze. i famshëm për filmat e tij aksion në vitet ’80 – ’90 edhe në Shqipëri, në Europën Lindore 78-vjeçari ka gëzuar gjithmonë popullaritet. Madje në vitin 2006, emri i tij ishte kandidat për t’iu vendosur një ure mbi Danub.