Dita e Çlirimit, Rama e Meta shmangin komentet

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Me këtë rast në vend do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë, Presidenti Ilir Meta u bashkua me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për të zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, duke vendosur edhe kurora me lule në Monumentin e “Nënës Shqipëri”.

Sërish politika ka qenë e ndarë edhe këtë 28 dhe 29 Nëntor. Por ndryshe nga vitet e tjera Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shmangën deklaratat nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkohë dhjetëra nostalgjike të komunizmit dolën të nderojnë ish-diktatorin njësoj si vitet e tjera. Ndërkohë që në ceremoni ato u ndaluan, sërish shumë prej tyre vendosën foton e Hoxhës pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.