Gjeorgjia zgjedh një “franceze” si presidenten e saj të parë… dhe të fundit!

Salome Zurabishvili, presidential candidate supported by the governing Georgian Dream Party, gives a thumbs up as she attends the final pre-election rally in Tbilisi, Georgia October 25, 2018. REUTERS/David Mdzinarishvili
Salome Zurabishvili, presidentja e Gjeorgjisë

E sigurt është që presidentja e re gjeorgjiane Salome Zurabshvili do të mbajë disa rekorde.

Ish ministrja e Jashtme do të jetë gruaja e parë që arrin postin më të lartë institucional të vendit ish sovjetik, por falë ndryshimeve në Kushtetutë mund të jetë edhe e…fundit!

Zurabshvili me miliarderin Bidzina Ivanishvili që mbështeti kandidaturën

Pjesa më e madhe e jetës së presidentes ka qenë larg Gjeorgjisë. Zurabshvili ka lindur në Paris 66 vite më parë, nga prindër që kishin lënë atdheun në 1921, pas pushtimit sovjetik.

Në Tblisi ajo rikthehet vetëm në 2003 si ambasadore e…Francës!
Ajo dashurohet menjëherë me rrënjët e saj, merr nënshtetësinë gjeorgjiane në 2004 dhe fillon karrierën politike që gjeti kulmin e saj në kandidaturën fituese si presidente, e mbështetur nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” e miliarderit Bidzina Ivanishvili.

Pamje e Tblisit, kryeqytetit gjorgjian

Presidenca e saj do të jetë e fundit që zgjidhet nga populli, pra dhe e fundit me peshë politike në Gjeorgji.

Pas saj, posti do të zgjidhet nga Parlamenti dhe do të ketë funksion thjesht përfaqësues.

Shkarkoni aplikacionin e A2