Ky nuk është fotomontazh, por Knickers, “mbreti” i lopëve!

Kur pamjet e para të Knickers dolën në rrjetet sociale, shumëkush besoi në një fotomontazh të realizuar këndshëm, por në fakt kau që peshon një tonelatë e gjysmë dhe banon tashmë i qetë në një fermë australiane jo vetëm është më se i vërtetë, por ka një histori mbresëlënëse.

Pronari i Knickers, Geoff Pearson

Knickers i përket racës frizone, me pullat e zeza klasike që përmbushin stereotipin e lopës. Përveç një detaji: ai peshon 1400 kile dhe është i gjatë 194 centimetra. Pak a shumë sa Zlatan Ibrahimovic në këmbë.

Një “përbindësh” në dimensionet e tij, por një kafshë tejet e butë dhe paqësore që madhësia i ka shmangur takimin e trishtuar me kasapin.

Pronari i tij, Geoff Pearson, e gjykon tashmë si pjesë e familjes, dhe detyra e tij deri në fund të jetës do të jetë ajo që të drejtojë kopenë, gjë për të cilën Knickers duket se ka një talent të vërtetë.

Lopët e tjera e ndjekin kudo!

Në fund të fundit, vështirë mos ta shohësh në horizont!

Shkarkoni aplikacionin e A2