“Më besoni, nuk jam Zlatan”! Historia e pabesueshme e basketbollistit në një libër

Të ndarë në djep? Nihad Dedovic (majtas), Zlatan Ibrahimovic (djathtas)

Shumë ëndërrojnë të bëhen si Zlatan Ibrahimovic, por pak kanë fatin të shkëmbehen për suedezin e famshëm.

Dhe kur kjo ndodh, mund të nevojitet një libër i tërë për të shpjeguar që nuk je një nga futbollistët më të njohur në botë.

Çfarë i duhet Zlatanit topi i  basketbollit?

Kjo i ka ndodhur Nihad Dedovicit, basketbollist i Bajer Mynihut me një karrierë të pasur me ekipe si Gallatasarai, Alba Berlin dhe Lottomatika Roma.

Basketbollisti 28 vjeçar jo vetëm ka të njëjtën gjatësi me Zlatanin e famshëm, por ndan me të edhe origjinën e përbashkët boshnjake.

Ngjashmëria ka qenë gjithmonë e dukshme, por vitet e fundit dy sportistet janë bërë vërtet si dy pika uji, falë edhe stilimit të ngjashëm të flokëve në formë “topuzi”.

Biografia e Dedovic

Dedovic ka rrëfyer në disa intervista që njerëzit fillojnë ta ndalojnë në rrugë duke menduar që po bëjnë një selfie me idhullin suedez, por zhgënjehen shumë shpejt.

Kjo ka detyruar Dedovic të shkruaj biografinë e tij, me titullin që tingëllon si një shfajësim për fansat e Ibrës: “I am Not Zlatan! “ (Nuk jam Zlatan!) që po shitet aq shumë sa është shndërruar në bestseller.

Ndoshta sepse nga fotografia e kopertinës, asnjë nuk do t’i besonte vërtetë titullit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN