Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një mrekulli brenda mrekullisë së Madagaskarit | FOTOGALERI

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2018, 18:51 | Fotolajme

Ishulli i Madagaskarit u shkëput nga kontinenti afrikan rreth 160 milionë vjet më parë dhe sot është një prej vendbanimeve të specieve më të rralla të florës dhe faunës në planet. Por në një cep të ishullit, më saktë në gadishullin Masoala, një park gjigant i ka shpëtuar shpyllëzimit dhe është konsideruar praktikisht si “tokë e shenjtë” nga autoritetet atje, duke lejuar krijimin e një mrekullie brenda mrekullisë.

Në plazhet e gadishullit spikat rëra e kuqe, e cila kombinohet mrekullisht me ujin e kristaltë të Oqeanit Indian. E përveç aktiviteteve të ndryshme sportive dhe qetësuese që mund të bëni aty, keni mundësi të vizitoheni edhe nga miq të veçantë, si balenat gungaçe.

Shfletoni galerinë fantastike me fotografi të një prej vendeve më të veçantë në planet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani