Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqiptarët blejnë pak edhe në ditët e festave

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2018, 17:45 | Sociale
Shqiptarët blejnë pak edhe në ditët e festave

Fryma e festave ka mbërritur edhe në “Pazarin e Ri”, një prej tregjeve më të njohura të kryeqytetit. Por në vend që t’u drejtohen tezgave të shitjes, vizitorët vijnë për të parë sheshin apo për të shijuar një pije në kafenetë përreth.

Me ardhjen e festave të nëntorit ka nisur edhe sezoni i blerjeve në Pazarin e Ri. Mallrat janë, por mungojnë konsumatorët, tregtarët shprehen se ky shesh po humbet funksionin e tij si Pazar.
Infrastruktura duket se është ajo që pengon më së shumti tërheqjen e blerësve. Kush mund të blejë mbeten vetëm banorët që jetojnë afër.

“Po të kishte një rrugë kalimi për makinat me qëndrim të përkohshëm, do t’i jepej më shumë përparësi tregut. Kurse kështu ka kufizime. Kalojnë blejnë gjëra të vogla, po ne kënaqemi dhe me pak”, thotë një tregtar.

Edhe qytetarët shprehen se është kureshtja që i shtyn të vizitojnë pazarin. Ndërsa një tjetër faktor është edhe mungesa e të ardhurave të mjaftueshme, veçanërisht për pensionistët.

Me rënien e konsumit, nuk priten rritje të konsiderueshme çmimesh as për fundvit, teksa tregtarët hedhin sytë për të gjetur një vend tjetër për të shitur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë