Skandali i pastrimit të parave, bastisen zyrat e “Deutche Bank”

Zyrat e “Deutsche Bank” në Frankfurt u bastisën nga hetuesit si pjesë e hetimeve për pastrim parash.

Prokurori publik në Gjermani pretendon se dy pjesëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët të krijojnë llogari “off-shore” për transferimin e parave të përftuara nga aktivitetet kriminale.

Automjete policore u panë jashtë bllokut të kullave ku gjenden zyrat e bankës më të madhe në Gjermani.

Zyra të tjera të “Deutsche Bank” u vunë në shënjestër të kontrolleve policore, në një operacion ku u përfshinë rreth 170 policë dhe zyrtarë. Hetimet nisën pas zbulimeve të bëra nga “Panama Papers’, skandali i shpërthyer në2016-tën , pas rrjedhjes së informacioneve nga një prej kompanive me të fshehta në botë, Mossac Fonseca. Banka të tjera janë gjobitur si rezultat i informacioneve të përfshira në Dosjen e Panamasë. Përfaqësues të “Deutshche Bank”, u shprehën të befasuar për bastisjen.

“Menduam se i kishim dorëzuar të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me “Panama Papers”. Megjithatë do të bashkëpunojmë me prokurorinë e Frankfurtit pasi është gjithashtu në interesin tonë të pastrohemi nga akuzat sa më shpejt”, u shpreh Joerg Eigendorf, shef global i komunikimit.

Aksionet e “Deutsche Bank” ranë më 3 përqind pas publikimit të lajmit. Banka është përfshirë gjithashtu me një tjetër skandal të madh pastrimi parash në “Danske Bank” të Danimarkës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN