Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohet “shoqëruesi” me origjinë shqiptare i Tsipras

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 18:32 | Aktualitet
Arrestohet “shoqëruesi” me origjinë shqiptare i Tsipras

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga policia greke në lagjen “Ambeloqipi” të kryeqytetit helen, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënien e një deklarate të rremë.

Policia greke nuk e ka bërë të ditur emrin e personit të arrestuar, por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte deklarata e dhënë nga personi i arrestuar, i cili pak ditë më parë iu kishte deklaruar dy policëve rrugorë në Athinë se bënte pjesë në togën e shoqërimit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras, madje iu kishte treguar atyre edhe dokumentet përkatëse, të cilat rezultuan se ishin të falsifikuara.

28-vjeçari qarkullonte në zonën ku edhe banonte, i armatosur me një pistoletë me pilula ajri, radiomarrëse/dhënëse të policisë, e sinkronizuar me frekuencën e policisë greke, pranga, një uniformë policie, një motoçikletë pa targa e ngjashme me ato të policëve që shoqërojnë personalitetet VIP, çelësa autoveturash te markave Mercedes dhe Jeep, si dhe dokumente false, sipas të cilave dukej se ishte pjesë e shërbimeve sekrete dhe policisë.

Për kapjen e tij u vu në lëvizje pothuajse e gjithë forca e Drejtorisë së Policisë së Atikës, ndërsa përshkrimi i 28-vjeçarit ishte shpërndarë në të gjitha postat e policisë greke.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu