Avioni i Merkel pëson “defekt të rëndë”, detyrohet të kthehet mbrapsht!

Nuk është një moment plot fat për Angela Merkel.

Mos të mjaftonin debatet e brendshme në Berlin dhe ato në skenarin ndërkombëtar, kancelarja gjermane pësoi dje edhe një tronditje tjetër me defektin e pësuar nga avioni zyrtar që po e transportonte në Argjentinë për mbledhjen e G20.

Trajektoria e avionit të kancelares Merkel

Avioni me emër Konrad Adenauer, në homazh të shtetarit të madh gjerman, po kalonte në qiellin sipër Amsterdamit kur papritur, sipas të dhënave ende të paqarta të autoriteteve, gjithë sistemet e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm pësuan defekt, duke izoluar faktikisht një nga liderët e botës.

Avioni me defekt

Defekti u cilësua nga pilotët si “i rëndë”, dhe autoritetet e aviacionit si dhe Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u informuan vetëm falë një telefoni satelitar.

Nuk duket një moment plot fat për kancelaren gjermane Merkel

Avioni u ul me emergjencë në Këln, kurse Merkel u detyrua të kaloi natën në Bonn dhe jo në Buenos Aires ku mendonte të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes të takimit me liderët e vendeve më të rëndësishme në botë.

Për shkaqet e avarisë ka ende mister, por autoritetet gjermane kanë përjashtuar hipotezën e sulmit kibernetik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN