Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Është ky viti i “kanadezëve” në NBA? Toronto dominon Warriors dhe shpreson

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 08:22 | Sporte të tjera

Sido që të shkojnë gjërat, ky vit në NBA nuk do të jetë aspak monoton. Dhe ndoshta për herë të parë , dominimi absolut i Golden State Warriors i “përbindëshave” Curry dhe Durant mund të vihet në diskutim.

Kjo falë një ekipi me shumë më pak traditë dhe yje, por që në këtë fillim sezoni po tregon vlera organizimi dhe loje vërtetë të admirueshme: “kanadezët” e Toronto Raptors.

Atmosfera në ScotiaBank Arena e Torontos

Dje u luajt sfida ndaj ekipeve më në formë, Toronto dhe favoritët Warriors, dhe triumfi i Raptors me rezultatin 131-128 pas kohës shtesë jo vetëm ka entuziazmuar tifozët e metropolit kanadez, por ka vënë edhe në pikëpyetje fatin e këtij sezoni në kampionatin më të fortë në botën e basketbollit.

Mungesa e Stephen Curry ishte vendimtare për Golden State

E vërtetë që Golden State u paraqit në Toronto pa “yllin” Steven Curry, por mungesa u balancua nga një performancë e jashtëzakonshme të Kevin Durant, protagonist i 51 pikëve finale.

Kawli Leonard dhe Kevin Durant, protagonistët e superndeshjes së djeshme

Individualiteti i kampionëve në fuqi kësaj radhe nuk mjaftoi në përballjen me organizimin e Torontos, që me lojtarë si Kahwi Leonard me 37 pikë, Pascal Siakam me 26 dhe asistet e Kyle Lowry ia dolën të arrinin fitoren e merituar, edhe pse gjithçka u vu në diskutim nga një trepikësh i Durant që barazoi momentalisht ndeshjen në 119-119 në kohën e rregullt.

Pamje nga ndeshja

Sfida për fronin e basketbollit është ende në fillim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli