Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kapet banda Italo-Shqiptare, 20 në pranga për trafik ndërkombëtar droge

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 15:55 | Kronikë

Policia italiane shkatërroi një bandë kriminale italo-shqiptare që vepronte kryesisht në zonën e Chietit, por edhe në qytete si Xhenova dhe Foxhia.

Mediat italiane raportojnë se 20 persona janë vënë në pranga, mes të cilëve edhe shqiptarë. Si pjesë e operacionit ‘Evelin’ u sekuestruan 12 kilogram kokainë, por edhe substanca si hashash dhe heroinë.

Anëtarët e dyshuar të organizatës kanë qenë prej kohësh nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike dhe armeve. Hetimi zgjati një vit.

Forcat speciale e ndërhyra në operacion 

Midis pjesëtarëve të bandës u gjendën pronarë lokalesh dhe restorantesh të ndryshme të zonës, të integruar në territor.

Sipas Komandantit të Karabinierëve të Chietit, kolonelit Florindo Forleo, banda ishte e përberë kryesisht nga shqiptarë, por nuk mungonin rumunët dhe italianët, edhe pse me role dytësore. Operacioni gjykohet i rëndësisë së veçantë, sepse banda sipas tij kishte fituar “hegjemoninë në gjithë territorin e Chietit”.

Koloneli Florindo Forleo, në krye të operacionit

Për të kryer arrestimet forcat e rendit italiane kanë përdorur disa nga njësitë speciale më të rëndësishme në vend, madje edhe ato që zakonisht mbulojnë antiterrorizmin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani