Koha për dashuri për Ritën, po takohet me “Spiderman”

Muajt e fundit kanë qenë mjaft impenjativ në punë për Rira Orën, e cila pas 6 viteve pritje publikoi albumin e saj të dytë të titulluar “Phoenix”, i cili që në ditët e para të tij në treg ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shitur në mijëra kopje.

Por ndërsa para albumit, në një intervistë, Rita u shpreh se nuk kishte kohë për një lidhje të re, tashmë situata e saj profesionale ka ndryshuar dhe Rita është më e lirë.

“The Sun” ka shkruar së fundmi se këngëtarja me origjinë shqiptare është në hapat e para të një lidhje të re dhe ka bërë të ditur edhe emrin e personit me të cilin Rita është duke dalë.

Bëhet fjalë për aktorin e “Spiderman”, Andrew Garfield. i cili më parë ishte i lidhur me Emma Stone. Këngëtarja 28-vjeçare është në fazën e hershme të një romance me ish-yllin e Spider-Manit pas ndarjes nga Andreë Watt.

“Ende është herët të flitet, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ngadalë po mundohen ta kuptojnë njëri-tjetrin. Oraret e tyre i bëjnë gjërat të vështira, por kanë një lidhje të vërtetë”, shkruan “The Sun”.

Shkarkoni aplikacionin e A2