Me shqiponjë në Athinë, Era Istrefi u “mbyll gojën” grekëve

Më 28 nëntor, mes qindra urimeve të personazheve të famshëm shqiptar në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen urimi i motrave Istrefi, të cilët e bënë urimin e tyre nga Athina.

View this post on Instagram

Krenarë ku’do që jemi👐🏻

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Ato pozuan së bashku duke bërë shqiponjën me duar. Dy motrat bukuroshe gjithashtu mbanin në kokë dy plisa, për të treguar kështu edhe më shumë ndjenjat e tyre patriotike. Një gjest i tillë duket se ka zemëruar në masë të madh ndjekësit grekë të këngëtares Istrefi në rrjetin social “Instagram”.

“Unë jam një greke, dhe nuk më pëlqen kjo gjë. Më vjen keq”, shkruante dikush, ndërsa një tjetër shkonte edhe më tej duke shkruar: “Përfundimisht jeni kafshë!”.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Erës, e cila në replikën e bërë ndaj fansit, i ka shkruar atij arsyet e vërteta se pse ndodhet në Greqi, dhe e bëri shqiponjën atje.

“Ndodhem këtu për një udhëtim pune, po festoj Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Jam artiste, jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe u uroj të gjithëve paqe dhe mirëqenie. Prandaj nuk ka disrespekt për asnjë. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lemë asnjë apo asgjë të hyjë mes nesh. Paqe!”, ka qenë përgjigja e Era Istrefit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN