Shkodër, digjen 3 makina

Tre automjete janë djegur në Shkodër, njëra prej të cilave është shkrumbuar tërësisht nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:15 të mëngjesit.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe dy makina të tjera, të parkuara pranë saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërsa policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë nuk përjashtohet pista e një defekti në sistemin elektrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN