Shullazi kërkon pafajësinë, depoziton kërkesën në Apel

Emiliano Shullazi kërkon pafajësi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Dy javë pas dhënies së dënimit në shkallën e parë, avokatët mbrojtës depozituan në Apel kërkesën për pafajësi.

Trupi gjykues shpalli dënimin me 14 vite heqje lirie për “kokën” e bandës për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, gjykata caktoi: 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Indrit Qyqjen dhe Indrit Zelën, ndërsa u dënua me 9 vite Blerim Shullazi . Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda dha 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 64 vite.

Shkarkoni aplikacionin e A2