Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Unaza e Madhe, shkulen pemët dhe hiqen shtyllat elektrike nga rruga tek “Astiri”

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 15:09 | Aktualitet

Protesta e banorëve në zonën e Astirit po zhvillohet prej thuajse një muaji, por ajo nuk i ka penguar inspektorët që të vijojnë punën për pastrimin e rrugës ku do të kalojë gjurma e Unazës së Madhe.

Fadromat e Bashkisë dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shkulën gjatë ditës së djeshme disa pemë që ndodheshin në mesin e segmentit rrugor të Unazës së Re, ndërsa janë shembur edhe disa shtëpi. Policia ndërkohë kishte marrë masa minimale, duke siguruar vijimësinë e punës. Mëngjesin e djeshëm banorët nuk protestuan dhe puna e inspektoreve ka vijuar pa kundërshtimin e tyre.

Puna për projektin e Unazës së Madhe ka hyrë në një fazë tjetër dhe duket se banorët janë vënë përpara faktit se punimet nuk do të ndalen edhe pse shpronësimet nuk kanë përfunduar dhe fati i shumë familjeve atje është ende në pikëpyetje.

Disa prej familjeve që kundërshtonin projektin në fillim janë sistemuar në banesat sociale në Shkozë nga Bashkia, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë ende në pritje të zgjidhjes që do t’u japin autoritetet. Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet të shemben mbi 315 shtëpi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani